Donald Tusk: Më mirë zgjatje bisedimesh, sesa Brexit pa marrëveshje

09:07 | 21 Shkurt 2019
Arbresh.info

Bisedimet e Brexit mund të shtyhen nëse Britania nuk arrin të përpunojë një marrëveshje të arsyeshme për të lënë Bashkimin Evropian, tha të mërkurën Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk.

“Së bashku me Kryeministren May, ne kemi përgatitur një marrëveshje shumë të mirë dhe të sigurt për të dyja palët, por doli që britanikët e hodhën poshtë dhe nuk ofruan asgjë në këmbim”, tha Tusk në një intervistë për transmetuesin privat TVN24.

“Natyrisht, nëse Britania nuk arrin të përgatisë një opsion të përshtatshëm në kohë, atëherë ka gjithmonë një mundësi për zgjatjen e këtyre negociatave në kohë, përtej 29 Marsit. Kjo do të ishte më mirë se një divorc pa marrëveshje”, tha Tusk gjithashtu.

Kundër Brexit-it pa marrëveshje janë shprehur edhe disa ministra britanikë, të cilët kanë kërkuar zgjatje të kohës së negociatave, një opsion që është pranuar edhe nga shefi i BE-së, Jean Claude Juncker./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme