Donald Trump është dënuar zyrtarisht nga autoritetet në Gjeorgji për akuzat se ai komplotoi për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.
77-vjeçarit iu mor fotografia – e para historike për një ish-president të ShBA-së – dhe u arrestua si i burgosur P01135809 pasi iu paraqitën 13 akuza në burgun e Qarkut Fulton të enjten pasdite.
Kjo vjen pasi Prokurori i Qarkut të rajonit Fani Willis akuzoi Trump dhe 18 nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë në fillim të këtij muaji, shkruan Skynews.
Ky është grupi i katërt i akuzave penale që ngrihen kundër Trump që nga marsi, kur ai u bë ish-udhëheqësi i parë i SHBA në histori që u padit.
Gjatë vizitës së tij të shkurtër në burg, Trumpit iu bë fotografia, iu morën shenjat e gishtave dhe iu futën të dhënat e tij personale përpara se të lirohej me kusht.
Autokolona e Trump u pa më pas duke u larguar me shpejtësi nga burgu, duke kaluar një grup mbështetësish dhe anëtarësh të medias që prisnin jashtë.
Duke folur me gazetarët më pas ndërsa përgatitej të hipte në avionin e tij në shtëpi, republikani tha se ishte një “ditë shumë e trishtuar për Amerikën”.
Trump postoi gjithashtu në X, dikur Twitter, për herë të parë që nga viti 2021 – duke ndarë fotografinë e tij. Ishte hera e parë që Trump përdori platformën e mediave sociale që kur pronari Elon Musk hoqi ndalimin e tij.
Rumunët do të kërkojnë të mos përballen më me Kosovën
Thaçi: Bajrami e kishte denoncuar projektin për të cilin po ...
Rafuna: Partneriteti me Dubain për rritjen e investimeve str...
Abdixhiku i del në mbrojtje Bajramit: Po sulmohet jo rastësi...
Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Begaj: Të reflektojmë si shoq...
Veliaj i dhuron “Çelësin e Qytetit” ish- kryebashkiakut Enri...