Google ADS

Donald Trump zgjedh Sekretar për Evropën një emër të njohur për shqiptarët

23:37 | 27 Shkurt 2019
Arbresh.info

Ditë më parë dha dorëheqjen në mënyrë të papritur nga detyra sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane, Wess Mitchell.

Dorëheqja e tij bëri që shumë njerëz të vinin në dyshim angazhimin e SHBA-vë në Evropë, njofton Klan Kosova.

Por kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump nuk e ka vonuar emrin e pasuesit.

Siç shkruajnë mediat greke në vend të Wess Mitchell do të vijë ish-ambasadori i SHBA-ve në Shkup, në vitet 2008-2011, Philip Reeker.

Ai njihet si një diplomat i aftë dhe që njeh shumë qartë situatën në Evropë dhe veçanërisht në Ballkan.

Reeker konsiderohet një diplomat këmbëngulës dhe njeh shumë mirë problematikat që ka rajoni i Ballkanit.

Pas largimit nga Maqedonia në vitin 2011, siç thekson Lapsi, Reeker punoi për 2 vjet në pozicione të larta në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike në DASH.

Nga viti 2011 deri në vitin 2017, Reeker punoi si konsull i përgjithshëm i SHBA-ve në Milano.

Nga viti 2018 deri tani ka punuar në komandën ushtarake amerikane për Evropë në Shtutgart të Gjermanisë,

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme