Donald Trump është urdhëruar nga Gjykata e Lartë e SHBA për të dorëzuar deklaratat e tij të taksave dhe të dhënat e tjera financiare prokurorëve në New York.
Ish presidenti amerikan ka refuzuar të lëshojë dokumentet për disa vjet, pavarësisht nga një precedent që kandidatët presidencialë duhet ta bëjnë këtë.
Një gjykatë më e ulët kishte vendosur më parë që të dhënat ishin të rëndësishme për një hetim penal.
Vendimi nuk do të thotë domosdoshmërisht se dosjet do të bëhen publike, shkruan BBC.
Dokumentet financiare duhet të sigurohen si prova për një juri të madhe për t’u shqyrtuar në fshehtësi, dhe mund të bëhen më vonë publike si pjesë e një aktakuze.
Një juri e madhe krijohet nga një prokuror për të përcaktuar nëse ka prova të mjaftueshme për të vazhduar me ndjekje penale. Jurisë i janë dhënë kompetenca hetimore dhe mund të lëshojë thirrje për të detyruar njerëzit të dëshmojnë.
Vendimi i Gjykatës së Lartë të SHBA është një goditje për Z. Trump, i cili ka qenë në një betejë ligjore për të mbrojtur të dhënat e tij nga një juri e madhe për muaj me radhë.
Korrikun e kaluar, Gjykata e Lartë vendosi që të dhënat financiare të Z. Trump mund të shqyrtohen nga prokurorët në Nju Jork.
Por avokatët që përfaqësojnë Z. Trump e sfiduan këtë vendim, duke sugjeruar që procesi gjyqësor ishte “jashtë mase” dhe ishte lëshuar me keqbesim.
Të hënën, gjykata hodhi poshtë argumentin e avokatëve, transmeton arbresh.info.
Sipas mediave amerikane, kjo ishte mundësia e fundit për ish-presidentin, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë muajin e kaluar përpara inaugurimit të Presidentit Joe Biden, për të mbajtur të dhënat private.
Trump ka mohuar vazhdimisht keqbërjen dhe e ka quajtur hetimin në çështjet e tij të taksave një “gjueti shtrigash”.
Në një deklaratë të hënën, Z. Trump akuzoi prokurorët e Nju Jorkut për shënjestrimin e padrejtë të tij dhe tha se Gjykata e Lartë “kurrë nuk duhet ta kishte lejuar këtë ‘ekspeditë peshkimi’ të ndodhte”./arbresh.info/
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë