Google ADS

Donald Trump thotë se ia ka vështirësuar jetën Ivankës

18:32 | 10 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka lavëduar vajzën e tij, Ivankën, ndërsa ka pranuar se ia ka vështirësuar jetën asaj.

Gjatë samitit të G20-ës në Hamburg, Trump tha se është krenar me vajzën e tij, transmeton portali arbresh.info

“Sikur ajo të mos ishte vajza ime, sigurisht që do të kishte një jetë më të lehtë”, tha ai duke qeshur. “Kjo është e vetmja gjë e keqe që ka ajo”, shtoi ai.

Ivanka Trump u zhvendos në Uashington për të punuar si këshilltare e lartë e babai të saj. Që nga marrja e këtij posti, ajo është përballur me kritika të shumta. Skeptikët nuk besojnë se ajo aftësinë e duhur për të miratuar politikat moderne./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme