Një njoftim i rëndësishëm rreth Koresë Veriore do të detajohet nga Shtëpia e Bardhë brenda disa orësh dhe do të vijë pikërisht në 100 ditë pasi Kim Jong-un lëshoi raketën e fundit, ka thënë presidenti Donald Trump.
Në një deklaratë Trump ka theksuar se sonte do të bëhet i ditur një “lajm i madh” për Korenë Veriore, transmeton portali arbresh.info
Këshilltari i sigurisë kombëtare të Koresë së Jugut, Chung Eui-yong, është planifikuar të bëjë të ditur këtë njoftim.
Zyrtarët që merren më këtë çështje kanë theksuar se nuk dinë asgjë në lidhje me deklaratën e bërë nga presidenti Trump.
Mediat e huaja supozojnë se deklarata ka të bëjë me një takim mes Presidentit Trump dhe liderit të Koresë Veriore, Kim Jong-un. /arbresh.info/
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut