Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump për vite me radhë u mburr para bashkëpunëtorëve të ngushtë se ai dinte detaje të paligjshme për jetën seksuale të presidentit francez Emmanuel Macron, të nxjerra nga informimet e “Inteligjencës”, raportoi Rolling Stone të hënën vonë, duke cituar “dy persona me njohuri për këtë çështje”.
Çështja është kthyer sërish në qendër të vëmendjes pas bastisjes së FBI-së në pronën e Trump-it në Mar-a-Lago, gjatë së cilës autoritetet konfiskuan dokumente të ndjeshme, duke përfshirë një të titulluar “info re: Presidenti i Francës”.
Nuk dihet nëse dokumenti në fjalë përmbante detaje për jetën personale të Macron. Rolling Stone gjithashtu nuk ka konfirmuar nëse informacioni i sekuestruar në lidhje me Macron ishte i klasifikuar apo burim nga Inteligjenca amerikane. Por revista tha se “zbulimi i thjeshtë i ekzistencës së [dokumentit] shkaktoi një acarim transatlantik”.
Zyrtarët francezë dhe amerikanë aktualisht po përpiqen të kuptojnë se çfarë kishte Trump për Macron dhe qeverinë franceze dhe të vlerësojnë nëse ka pasur një shkelje të rëndësishme të sigurisë kombëtare, raportoi Rolling Stone, duke cituar “dy burime të tjera të njohura me situatën”.
Publikisht, megjithatë, qeveria franceze qëndron e heshtur.
“Ne nuk do të komentojmë mbi procedurat gjyqësore në një vend të huaj – në këtë rast Shtetet e Bashkuara,” tha një zyrtar i Elysee.
Trump ka një histori të gjatë me insinuatat se di informacione inkriminuese për njerëzit përreth tij, nga miqtë, kundërshtarët politikë e deri te zyrtarët qeveritarë, edhe kur realisht nuk i di.
Marrëdhëniet e Trump me Macron-in kanë qenë të paqëndrueshme herë pas here, me presidentin e SHBA-së që dikur e quajti homologun e tij francez “njeriu im”, përpara se të dy të grinden gjatë qëndrimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë./oranews/
Hamza përuron objektin modern të Qendrës së Kulturës dhe Tea...
Hezbollahu kryen sulmin e parë ndaj Izraelit që nga armëpush...
Lela me vallëzim të nxehtë, Driloni nga larg e shikon
Fenerbahçe e Mourinhos kthehet fuqishëm në garë për titull
Rama: Arkivi i Prishtinës po merr pamje tjetër
Çfarë po planifikojnë Vullneti dhe Arioni për këtë javë?