Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, do të drejtojë konferencën vjetore të një grupi anti-LGBT, i cili është klasifikuar si një grup që nxit urretje.
Donald Trump do të bëhet presidenti i parë që do të marrë pjesë në këtë konferencë, transmeton portali arbresh.info
Presidenti Trump i është drejtuar ngjarjes e cila është organizuar nga Këshilli i Kërkimeve Familjare tri herë në total dhe ka bërë vitin e kaluar gjatë kohës kur ka kandiduar për president.
Këshilli për Hulumtime Familjare kundërshton dhe lobon fuqishëm kundër komunitetit LGBT. Grupi i krishterë kundërshton martesat e të njejtit seks, adoptimin e fëmijëve nga ky komunitet, abortin, hulumtimin embrional qelizor, pornografinë dhe divorcin.
Tony Perkins, president i Këshillit për Hulumtime Familjare, falënderoi Presidentin Trump për konfirmimin e pjesëmarrjes e tij në konferencë.
“Këto janë vlera që votuesit amerikanë i kanë pritur që tetë vite”, tha ai në një deklaratë.
Gjatë fushatës presidenciale, Trump ka bërë premtime të mëdha dhe ka theksuar se do të mbështesë homoseksualët. Porn ë ditën e inaugurimit, administrata Trump menjëherë fshiu nga faqja zyrtare e Shtëpisë së Bardhë të gjitha referencat për njerëzit LGBT dhe të gjithë ata që jetojnë me HIV./arbresh.info/
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...