Ish presidenti i SHBA-ve, Donald Trump muajin e ardhshëm mund të përballet me një problem të ri ligjor rreth rezultatit të zgjedhjeve presidenciale.
Demokrati i vetëm në bordin shtetëror të zgjedhjeve në Georgia, David Worley, po planifikon që muajin e ardhshëm të nisë një mocion që i bën thirrje prokurorit të përgjithshëm shtetëror, Chris Carr, që të fillojë hetime kriminale kundër ish-presidentit amerikan, Donald Trump, për shkak të përpjekjeve të tij që ta zhbëjë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Georgia, shkruan Reuters transmeton portali arbresh.info
Propozimi i zyrtarit për zgjedhje erdhi pas thirrjeve të tjera për hetimin e një telefonate që Trumpi ia kishte bërë sekretarit të Shtetit në Georgia, Brad Raffensperger, për t’i bërë trysni që ta zhbëjë rezultatin e zgjedhjeve duke u thirrur në pretendimet e rreme për manipulime në zgjedhje.
Në telefonatën e zhvilluar më 2 janar, Trumpi e nxiti sekretarin Raffensperger, që gjithashtu vjen nga Partia Republikane, që të gjejë vota të mjaftueshme për ta zhbërë humbjen e tij në Georgia. Trumpi kishte bërë një telefonatë tjetër në dhjetor, kësaj radhe me hetuesin kryesor të zgjedhjeve në Georgia.
Ekspertët ligjorë thanë se telefonatat e Trumpit mund të kenë shkelur së paku tri ligje shtetërore në Georgia:
Ligjin për konspiracion për të bërë mashtrim në zgjedhje, ligjin për lehtësimin kriminal që të kryhet mashtrim në zgjedhje dhe ligjin për ndërhyrje të qëllimshme në performancën e detyrave në zgjedhje.
Në transkriptin e bisedës në telefon mes Trumpit dhe sekretarit Raffensperger tregohet se ish-presidenti ka thënë:
“Gjithçka që dua të bëj është kjo: unë vetëm dua t’i gjej 11.780 vota”, që ishte numri i nevojshëm për t’i fituar zgjedhjet në Georgia.
Këto shkelje dënohen me gjobë në të holla ose burgim. /arbresh.info/
Exclusive: Georgia election board member to seek state AG probe of Trump | Reuters
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...