E bija e presidentit Trump, Ivanka Trump, ka këshilluar babanë e saj për të mbajtur një fjalim me “ton sa më optimist” në paraqitjen e tij para Kongresit.
Ivanka inkurajoi babanë e saj të flasë me një ton më të butë dhe më optimist në fjalimin e tij më të madhin deri më tash, duke kërkuar nga ai të diskutojë edhe çështje që “kanë rëndësi për të” siç është pushimi i lehonisë, transmeton arbresh.info.
Dhe siç duket Trump i ka marrë seriozisht këshillat sepse fjalimi i tij ndryshonte shumë nga fjalimet arrogante dhe të ashpra që i kishte bërë gjatë fushatës. Gjithashtu sondazhet kanë treguar se mënyra e re e të shprehurit e presidentit pëlqehet më shumë nga amerikanët.
Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha se Ivanka ishte prezente në kohën kur fjalimi po përgatitej, dhe se Trump kishte marrë këshilla dhe instruksione nga shumë këshilltarë./Arbresh.info