Ish Presidenti Donald Trump mbajti të premten një fjalim me tone triumfuese, pas debatit të parë me Presidentin Joe Biden, e cila u cilësua si një paraqitje e dobët.
Duke iu drejtuar mijëra përkrahesve të tij në një tubim elektoral në Chesapeake në shtetin e Virxhinias, zoti Trump tha se demokratët nuk kanë ndonjë mundësi zgjedhjeje më të mirë. “Pyetja që duhet t’i bëjë vetes çdo votues nuk është nëse Joe Biden mund t’i mbijetojë një debati prej 90 minutash, por nëse Amerika mund të mbijetojë nëse në krye të saj qëndron Joe Biden-i edhe për 4 vjet të tjera”, tha zoti Trump.
Deklaratat e ish presidentit erdhën një ditë pasi paraqitja zhgënjyese e zotit Biden në debat ka nxitur shqetësim mes votuesve dhe aleatëve të tij që po shpresonin që zoti Biden të ishte më energjik dhe të rriste shanset e tij për t’u rizgjedhur.
Zoti Trump tha se nuk besonte se zoti Biden do të largohej nga gara, duke përmendur kërkesën e disa demokratëve dhe disa analistëvë që Presidenti Biden të tërhiqet. Ai kritikoi demokratë të profilit të lartë si guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom, zëvendëspresidenten Kamala Harris dhe ish zonjën e parë Michelle Obama.
Ai tha se do të ishte shumë i lumtur nëse do të vihej përballë zonjës Harris, e cila po garon krah zotit Biden në këtë fushatë presidenciale./voa
Londinezët synojnë ta ndalin hovin e “The Reds”/...
Kurti: Në Gjilan për të rikonfirmuar mbështetjen mbarë popul...
Trump mbështet Musk mbi çështjen e vizave për punonjësit e h...
Samsung Galaxy Ring 2 mund të jetë një befasi
City rikthehet tek fitorja në Premier League, mposhtë Leices...
Sara-Vullnetit: Pse kam një ndjenjë që të hënën do dalë diku...