Duket se epërsia në numrin e votave të përgjithshme e kandidatit Joe Biden nuk po i siguron epërsi në shtetet kyçe, ku gara ende nuk është e vendosur.
Nga rezultatet më të fundit, të publikuara në kohë reale nga televizioni Fox News, kandidati republikan dhe presidenti i tanishëm, Donald Trump, ka një epërsi solide në Pensilvani, që është shtet me rëndësi të madhe në garë, sepse ka 20 vota në Kolegjin Zgjedhor.
Në këtë shtet, Trumpi deri më tani ka 55.8 për qind, ndërsa Bideni 43.1 për qind. Duhet theksuar se deri më tani, në këtë shtet janë numëruar vetëm 64 për qind e votave të përgjithshme.
Trumpi është në epërsi edhe në tri shtete tjera të rëndësishme, që kanë numër të konsiderueshëm të votave në Kolegjin Zgjedhor – Michigan, Karolinë Veriore dhe Georgia.
Epërsia e Trumpit ndaj Bidenit në Michigan është më e ulët sesa në Pensilvani. Nga numërimi i 82 për qind të votave, Trumpi atje ka 51.5 për qind, ndërsa Bideni 46.9 për qind. Ky shtet ka 16 vota në Kolegjin Zgjedhor.
Më shumë vota Trumpi deri më tani ka marrë edhe në Karolinën Veriore dhe Georgia. Në Karolinën Veriore, rezultati nga 94 për qind e votave është 50.1 me 48.7 për qind në anën e Trumpit, ndërsa në Georgia 50.5 me 48.3 gjithashtu në anën e tij.
Duhet theksuar se Karolina Veriore ka 15 vota në Kolegjin Zgjedhor, ndërsa Georgia 16, që do të thotë se këto shtete mund të jenë vendimtare në përcaktimin e fituesit të zgjedhjeve.
Në anën tjetër, Joe Biden është tash për tash në epërsi në Wisconsin, shtet me 10 vota në Kolegjin Zgjedhor, si dhe Nevada, e cila i ka vetëm gjashtë vota në Kolegjin Zgjedhor. Sidoqoftë, kjo epërsi e tij në Wisconsin është vetëm 0.3 për qind ndaj rivalit Trump nga 95 për qind e votave. /Express
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...