Google ADS

Donald Trump: ‘Këto zgjedhje nuk kanë mbaruar ende’

21:02 | 7 Nëntor 2020
A. B.

Ish-presidenti, Donald Trump deklaroi sot se, fushata e tij do të fillojë të sfidojë rezultatet e zgjedhjeve amerikane në gjykatë javën e ardhshme.

Reagimi i tij vjen pasi mediat shpallën demokratin, Joe Biden, fitues të garës presidenciale në SHBA, shkruan “Reuters” transmeton portali arbresh.info

Për këtë Donald Trump ka thënë: “Këto zgjedhje nuk kanë mbaruar ende”.

“Ne të gjithë e dimë pse Joe Biden po nxiton të paraqitet në mënyrë të gabuar si fitues dhe pse aleatët e tij të medias po përpiqen kaq shumë ta ndihmojnë atë: ata nuk duan që e vërteta të zbulohet”, tha ai në një deklaratë. “Fakti i thjeshtë është që këto zgjedhje nuk kanë mbaruar ende”.

Po sipas Reuters, Trump ka bërë vazhdimisht pretendime të pabazuara për mashtrim në zgjedhje. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme