Google ADS

Donald Trump kërkon të shtyjë vizitën shtetërore në Britaninë e Madhe

15:49 | 1 Mars 2017
Trina Galanxhi

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërkuar nga kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, që të shtyjë vizitën e tij shtetërore në Britaninë e Madhe.

Trump e ka parashtuar këtë kërkesë me qëllimin që të shmanget ndonjë reagimi kundër urdhërave të tij të diskutueshëm për ndalimin e emigrantëve, transmeton portali arbresh.info.

Ai është kritikuar nga shumë vende të botës pas urdhërit ekzekutiv që ndalon hyrjen e emigrantëve në Shtetet e Bashkuara nga shtatë vendet me shumicë myslimane.

Vizita pritet të mbahet me 5 deri me 8 tetor, përpara se Parlamenti të fillojë punën pas pushimeve.

Data e re e vizitës mund të lejojë që Trump të shmangë sulmin nga deputetët, të cilët kanë dënuar politikat e tij./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme