Google ADS

Donald Trump kërcënon kompaninë Toyota

21:32 | 5 Janar 2017
Trina Galanxhi

Donald Trump ka kërcënuar kompaninë e  makinave Toyota, e cila ka planifikuar të ndërtojë një fabrikë në Meksikë.

Presidenti i zgjedhur në SHBA ka paralajmëruar se ai do të godasë ‘me rritje taksash’ kompaninë nëse ajo planifikon të ndërtojë fabrikë jashtë kufijve, transmeton arbresh.info.

Prodhuesit e automjeteve kanë filluar të ndjejnë presionin e presidentit Trump, pas alulimit të planeve të kompanisë Ford për ndërtimin e fabrikës në Meksikë.

“Toyota Motor do të ndërtojë fabrikë të re në Baja, Meksikë për të ndërtuar makina Corolla për SHBA-të. Në asnjë mënyrë!”, ka shkruar ai në Tëitter. “Ndërtoni fabrika në SHBA ose do të paguani taksa të mëdha.”

Toyota ka reaguar duke siguruar se ndërtimi i fabrikës në Guanajato nuk do të thotë largim i punës për punëtorët në SHBA.

“Toyota pret që të bashkëpunojë me administratën e Trump në mënyrë për t’i shërbyer interesit të konsumatorëve dhe industrisë së automobilave”, ka thënë  zëdhënësi i Toyota,Scott Vazin./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme