Dominic Raab u emërua sekretar i Brexit-it nga kryeministrja britanike, Theresa May.
Raab do të pasojë David Davis, i cili dha dorëheqje nga posti, të dielën vonë.
Raab, i cili ka qenë avokat përpara se të bëhej deputet në vitin 2010, do të udhëheqë negociatat për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian, së bashku me kryenegociatorin e BE-së, Michel Barnier.
Davis tha se nuk mund të qëndronte më në postin e tij, sepse nuk besonte në planin për marrëdhëniet e ardhshme të Mbretërisë së Bashkuar me BE-në, i cilu u mbështet nga kabineti britanik, të premten.
Komisioni Evropian refuzoi të komentojë ndërrimin e ministrit britanik, duke thënë se do të vazhdojë të negociojë me “vullnet të mirë” për të siguruar marrëveshjen mbi kushtet e daljes së Britanisë nga BE-ja dhe marrëdhëniet e ardhshme./rel
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë