Dollari amerikan kushton më shumë se monedha e përbashkët europiane në tregun e këmbimit valutor vendas.
Kjo është hera e parë që raporti mes dy monedhave kryesore të huaja në Shqipëri është përmbysur.
Një dollar kushton 117.86 lekë dhe një euro këmbehet me 117 lekë.
Krahasuar me një ditë më parë, monedha amerikane është rritur me 0.74 pikë dhe euro është zhvlerësuar me 0.18 pikë.
Shkaku kryesor për rritjen e dollarit e ka dhënë trendi në tregjet ndërkombëtare, ku sërish valuta amerikane ia ka kaluar euros, pas hovit që morri në fund të korrikut.
1 dollar në tregun ndërkombëtar kushton 0.99 euro, duke shënuar një tjetër rekord historik të raportit mes dy monedhave.
Edhe oferta e euros ka qenë e lartë për shkak të sezonit veror, ndërsa ndalja e importeve të energjisë nga KESH, pagesat e të cilës bëhen në euro, kanë ulur kërkesën në treg për këtë monedhë, edhe pse në një ankand të zhvilluar të premten Banka Qendrore bleu 8.4 milionë euro valutë.
Rënia e euros në kursin e këmbimit ka rritur kostot për eksportuesit vendas, kryesisht të sektorit fason dhe mineraleve.
Nga ana tjetër, vetëm gjatë periudhës së verës kursimet e shqiptarëve në banka janë zhvlerësuar me 20 milion euro rezultat i ndryshimeve të kursit të këmbimit. /euronews
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin