Dollari të enjten në tregjet ndërkombëtare ka shënuar rënie në shkallën më të ulët në dy javët e fundit kundrejt valutave më të fuqishme botërore, pasi që presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se dollari mbetet tepër i fortë dhe dëshiron që shkalla e kamatës të mbetet minimale.
Indeksi i dollarit, i cili mat vlerën e valutës amerikane ndaj gjashtë valutave tjera botërore, ka rrëshqitur 0,6 për qind sot në tregtimin në tregjet evropiane dhe është në rrugë që të jetë humbësi më i madh për më shumë se tri javët e fundit.
Dollari është stabilizuar megjithatë në rreth 109 jenë, pasi në tregun aziatik për një moment rrëshqiti në nivelin më të ulët në pesë muajt e fundit prej 108,73 jenë.
Euro në këtë mënyrë tregtohej me 1,0653 dollarë, që do të thotë se ka rrëshqitur 0,1 për qind në krahasim me një ditë më parë.
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...