Google ADS

Doli para plumbave dhe shpëtoi jetën e ushtarëve, qeni hero humb këmbët e pasme

11:15 | 29 Gusht 2020
Arditë Shkodra

Në qen ushtarak gjatë një bastisje ka shpëtuar jetën e ushtarëve britanikë të cilët po luftonin al-Kaedën në Afganistan. Qeni hero në momentin kur armiku po gjuante me armë zjarri ka dalë para plumbave dhe si pasojë e kësaj humbi të dyja këmbët e pasme.

Pasi humbi këmbët atij ju porositën proteza duke bërë që të jetë qeni i parë ushtarak në Mbretërinë e Bashkuar që porositet diçka e tillë.

Qeni i quajtur Kuno, i cili tashmë është në pension është trajnuar për të zbuluar eksplozivë dhe armë, atij pritet t’i jepet medalja për trimëri në një ceremoni virtuale në muajin nëntor.

Kuno dhe ushtarët e tjerë në momentin e sulmimit ishin pozicionuar për të mbështetur forcat elitare të Shërbimit Special të Anijeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme