Presidenti i Kilit, Sebastian Pinera është gjobitur me 3.500 dollarë për shkak të lëvizjes së tij pa maskë në hapësirë publike gjatë pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sekretaria e shëndetësisë së Valparaiso-s, në një deklaratë në llogarinë e saj në Twitter njoftoi se presidenti Pinera u gjobit me rreth 3.500 dollarë me arsyen e lëvizjes së tij pa maskë në plazhin Zapallar në rajonin Cachagua më 5 dhjetor.
Në lajmet e mediave lokale thuhet se Pinera ka paguar gjobën.
Në fillim të muajit në mediat kiliane dhe në rrjetet sociale gjetën një vend të gjerë fotografitë e Pineras i cili ndodhej në plazh pa maskë dhe pa zbatuar distancën fizike.
Presidenti Pinera kërkoi ndjesë për mos përdorimin e maskës në hapësirë publike dhe daljen në fotografi në këtë mënyrë.
“U kry çdo sen” – Gjesti shpërthen në lot pas nominimit kokë...
Pas dorëheqjes së Trudeau, Trump këmbëngul: Kanadezët do të ...
Trajneri i ri i Milanit feston trofeun me “puro” dhe vallëzi...
Shkupi, qyteti më i ndotur në Evropë
Hoti: Trefish më shumë punëtorë se këta të pranuar sot në KE...
A do të ulet çmimi i energjisë në Shqipëri? Bordi i ERE shqy...