Kryeministria italiane, Giorgia Meloni ka reaguar lidhur me emisionin “Report” të Rai3 në të cilën u kritikua marrëveshja për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë.
“Shqipëria dhe Rama u linçuan për përpjekjet për të na ndihmuar me emigrantët”, tha Meloni në Pescara gjatë konventës në të cilën shpalli kandidaturën e saj në zgjedhjet europiane të 8 dhe 9 qershorit, sipas medias italiane.
Meloni gjatë fjalës së saj nuk i kurseu as kritikat dhe ironitë ndaj RAI 3.
“E majta propozoi ta përjashtonte nga socialistët europianë, në vend që ta falënderonin që kishte vepruar në emër të solidaritetit europian, ata e linçuan. Aq më tepër që e prezantuat si Telemoni, apo jo, Telemeloni? Përpiloi një raport për Shqipërinë në të cilin e portretizonte si një narko-shtet. Më ndihmoni t’i dërgojmë solidaritetin tonë Edi Ramës i cili u linçua vetëm se tentoi të ndihmonte kombin tonë”, theksoi Meloni.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka cilësuar si “Emision të nveritshëm” reportazhin e “Report” të transmetuar në RAI 3, ku trajtohet marrëveshja e arritur mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët.
Për të mbrojtur imazhin e Shqipërisë, kundër dokumentarit të emisionit “Report” në “RAI3 kryeministri Rama nisi një fushatë sqarimi në të gjitha mediat italiane.
“Nuk ka se si të mos më lëndojë”, është shprehur Rama në intervistat e tij, “kur e shoh Shqipërinë të sulmuar në atë mënyrë të neveritshme nga Rai, sikur të ishte rihapur një faqe e zezë në historinë e shtypit italian, kur fjala shqiptar përdorej si sinonim për kriminelë, trafikantë, hajdutë dhe prostituta dhe vetë Shqipëria trajtohej si burim i së keqes”.
Ndërkohë në një tjetër reagim të publikuar në X drejtuar Sigfrido Ranucci drejtuesit të emisionit “Report” të cilit i thotë se në të njëjtin televizion shqiptar të njëanshëm, vijoi në përhapjen e së njëjtave shpifje të importuara më pas në Itali nga “Report”./tch
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit