Dogji të gjallë pilotin, kapet komandanti i ISIS-it

10:03 | 16 Maj 2018
Arbresh.info

Lideri i ISIS-it që raportohet të jetë prapa ekzekutimit brutal të pilotit duke e djegur të gjallë në një kafaz më 2015 është kapur.

Komandanti i të ashtuquajturit Shtetit Islamik Saddam al-Jamal ndërtoi një reputacion për brutalitet, dhe ishte parë si udhëheqësi i ardhshëm i organizatës terroriste, transmeton portali arbresh.info.

Ai dhe tre liderë të tjerë të ISIS-it janë kapur javën e shkuar në Irak, që shënon arrestin më të lartë në rangjet e kësja organizate.

Siç raportohet nga The Daily Mail, shërbimet e sigurimit të Jordanisë besojnë se al-Jamali është njeriu përgjegjës për vrasjen e pilot Muath al-Kasasbeh në vitin 2015.

Piloti 26-vjeçar për Forcën Ajrore Mbretërore Jordaneze u rrëzua në Raqqa, Siri në fund të vitit 2014.

Vetëm disa javë më vonë një video shokuese lëshuar nga ISIS në internet tregoi se piloti ishte djegur gjallë në një kafaz./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme