Presidenti i entitetit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, ka thënë të mërkurën se do t’ia ndalojë hyrjen në entitetin serb të Bosnjës dhe Hercegovinës përfaqësuesit të lartë të Komunitetit Ndërkombëtar në Bosnjë, Christian Schmidt.
Njoftimi i tij vjen vetëm pak kohë pasi prokurorët ngrenë padi ndaj Dodikut për kalimin e ligjeve që do t’ua mundësojë entitetit serb të Bosnjës – i njohur si Republika Sërpska – anashkalimin apo injorimin e vendimeve të përfaqësuesit të lartë në Bosnjë dhe të Gjykatës Kushtetuese.
“Ne nuk e respektojmë Schmidtin”, tha Dodik para mediave në Banja Llukë, kryeqytetin e Republikës Sërpska.
“Që nga mëngjesi i sotëm, jemi duke e përpunuar një dekret për mënyrën se si ta kthejmë atë mbrapshtë, dhe se si ta arrestojmë nëse ai vjen këtu”, shtoi Dodik.
Schmidt është i ngarkuar me detyrë për t’i mbikëqyrur aspektet civile të Marrëveshjes së Dejtonit, e cila i dha fund luftës së përgjakshme të Bosnjës në vitet ’90.
Si përfaqësues ndërkombëtar, Schmidt ka pushtet të madh, përfshirë mundësinë për t’i shkarkuar zyrtarët e emëruar dhe për të vendosur ligje.
Dodiku, megjithatë, nuk ka pranuar ta njohë autoritetin e Schmidit, qëkur ky post e humbi mbështetjen e Kombeve të Bashkuara falë një intervenimi nga Rusia dhe Pekini.
Vendimi i fundit vjen pas disa muajve tensionesh së rritura në vendin e Ballkanit, pasi Dodiku nënshkroi legjislacionin kontroverse këtë verë.
Në korrik, Schmidt i shfuqizoi të dy ligjet e nënshkruara nga Dodiku./REL/
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...