Zinedine Zidane vazhdon të jetë një pasardhës i mundshëm në rolin e Jose Mourinhos në Manchester United, por Christophe Dugarry ka dyshime se një marrëveshje mund të arrihet.
Francezi legjendar aktualisht nuk është duke punuar pas largimit nga Real Madridi menjëherë pas trofeut të tretë radhazi në UEFA Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Ai është përfolur vazhdimisht për role të ndryshe që nga atëherë, ndërkohë që vet 46-vjeçari pranon se është i etur për rikthim në detyrë.
Por, një person që ka fituar Kampionatin Botëror gjatë vitit 1998 thotë se ish bashkëlojtari i tij nuk do të ketë interes për të marr rolin te “Djajtë e Kuq”,
“Zizou nuk do të shkoj në Manchester United. Po ua them këtë juve, ai nuk do të shkoj në Manchester”, ka thënë Dugarry për ‘RMC Sport’.
Derisa ai vazhdon të përflitet për detyrën në United, raporte të ndryshe kanë pretenduar gjithashtu se Zidane ka folur me Mourinhon në përpjekje për t’i bërë të qartë portugezit se nuk është duke kërkuar t’ia marr punën atij, transmeton portali arbresh.info.
Dugarry dyshon gjithashtu se ajo bisedë nuk ka ndodhur asnjëherë duke shtuar:
“Nëse ai e ka thirrur Mourinhon, unë nuk do të haja një mijë, do t’i haja dy”
“Unë nuk e besoj atë as për një sekondë sepse raporti mes Zidanes dhe Mourinhos nuk ka qenë asnjëherë i mirë. Kurrë”
“Prandaj, unë nuk e shoh pse Zizou do të telefononte Mourinhon për t’i treguar atij se nuk do t’i marrë punën”
“Zizou është në pushime, Mourinho është duke rregulluar situatën e tij vet”
Ndeshja ndaj Newcastle United në vikend besohet të jetë vendimtare për fatin e strategut portugez në Old Trafford./arbresh.info/
Medon Berisha flet pasi është kthyer në një titullar të padi...
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...