Rusia do të intensifikojë sulmet kundër bazave ukrainase që mbajnë armatime të furnizuara nga Perëndimi.
Njoftimin e dha ministri i Mbrojtjes ruse, Sergei Shoigu, i cili theksoi se Moska kishte përmbysur mitin e supermacisë së armatimeve perëndimore, teksa forcat e saj po përparonin përgjatë frontit të luftës.
“Trupat tanë kanë përparësinë përgjatë të gjithë frontit të luftës dhe vijojnë të sprapsin armiqtë përtej linjave të tyre mbrojtëse. Regjimi i Kievit nuk arriti të përmbushte qëllimet e tij në kundërofensivën e përgatitur prej instruktorëve të NATO-s. Personeli ynë përmbysi mitin e supermacisë së armatimeve perëndimoreNë proporcion me kërcënimet që burojnë nga SHBA dhe aleatët e vet, ne do të vazhdojmë të përmirësojmë përbërjen dhe strukturën e forcave të armatosura dhe do të rrisim prodhimin e armatimeve e pajisjeve më efektive ushtarake. Do të rrisim intensitetin e sulmeve ndaj qendrave logjistike dhe bazave për armët perëndimore”, tha Sergey Shoigu.
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’