Së paku tre persona u vranë dhe 18 të tjerë u plagosën nga një sulm i ushtrisë ruse me dronë dhe raketa në qytetin Dnjepër të Ukrainës.
Lajmin e konfirmoi Serhiy Lysak, guvernator i rajonit Dnipropetrovsk.
Në një mesazh në Telegram, ai tha se sulmi shkaktoi shumë zjarre në qytet.
Në një njoftim tjetër, Forca Ajrore e Ukrainës tha se ka rrëzuar pesë raketa, përfshirë një lundruese, Iskander-K, si dhe gjashtë dronë, që kishin në shënjestër kryesisht Dnjeprin.
Kjo është hera e tretë në pesë ditët e fundit që Dnjepri është shënjestër.
Një ndërtesë e lartë është shkatërruar në një sulm më 28 qershor, ndërsa së paku 12 persona janë plagosur në një sulm me dron më 1 korrik.
Ushtria ruse sulmoi të mërkurën edhe rajonin jugor të Ukrainës, Zaporizhja, duke shkatërruar 14 shtëpi dhe duke plagosur një person.
Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës qysh në shkurt të vitit 2022.
Perëndimi ka ndërmarrë sanksione të ashpra kundër saj, ndërsa Ukrainën është duke e ndihmuar me armatim.
Muajin e kaluar, Bashkimi Evropian ka nisur edhe negociatat për anëtarësimin e Ukrainës në radhët e veta./rel
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Abdixhiku pret në takim ambasadorin e Zvicrës, flasin për zg...
Kurti: Forca jonë po rritet vazhdimisht, Republika po fuqizo...
Sulmuesi kuqezi Jasir Asani shënon sërish me fanellën e Guan...
I riu u vetëplagos me armë/ Policia e Kukësit zbardh ngjarje...