Përkundër protestave të shumta, djemtë e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, ia kanë dalur të hapin hotelin e fundit në Vankuver, Kanada.
Megjithatë, ata nuk është se janë pritur edhe aq mirë nga banorët, të cilët kanë protestuar para hotelit, transmeton portali arbresh.info
Përkundër tentimit nga autoritetet për ndryshimin e emrit të hotelit, Donald Trump është shprehur se është ‘momenti i duhur që marka Trump të jetë në Vankuver, në qytetin e njohur për shumëllojshmërine dhe politikën progresive’.
Protestuesit që qëndronin para hymjes së hotelit mbanin në duar pllakata me mbishkrimin “Love Trumps Hate”, përderisa objekti ishte nën sigurinë e forcave të mëdha policire.
Kryebashkiaku i Vankuver, Gregot Robertson, i cili kishte kërkuar ndryshimin e emrit të hotelit, refuzoi të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes në shenjë proteste kundër politikave të Trumpit./Arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...