Një ngjarje e rëndë është shënuar në Rumani, ku një burrë i ka vënë zjarrin gruas në sy të dy fëmijëve.
Pamjet e rënda janë filmuar nga kamerat e sigurisë së një fast food-i në qytetin verior të Rumanisë, Buhusi.
Gruaja ndodhej në ambientet e fast food-it bashkë me nënën e saj dhe fëmijët, një vajzë 6 vjeçe dhe një djalë 2 vjeç.
Në video dallohet çifti duke debatuar derisa ai fillon ta godasë dhe më pas i derdh diçka në fytyrë të cilën e ndez duke shpërthyer flakët. Agresori dallohet të largohet me shpejtësi ndërsa familjarët e tjerë përpiqen të ndihmojnë gruan, e cila më pas është dërguar në spital në gjendje kritike.
Sipas dëshmive të familjarëve ai ka qenë gjithmonë i dhunshëm dhe procesi i divorcit e ka shtyrë të ndërmarrë edhe këtë akt akoma edhe më ekstrem, por tanimë ai është në pritje të dënimit që mund të jetë po aq ekstrem, plot 20 vite burg.
https://www.youtube.com/watch?v=Rt53YkHGyAs
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...