Një djalë i vogël që kishte rënë në një pus 25 metra të thellë ka vdekur, pavarësisht përpjekjeve dy ditore për shpëtim.
Haidar, 5 vjeç, ishte i bllokuar dhe nuk ishte në gjendje të lëvizte krahët dhe pjesën e sipërme të trupit ndërsa shpëtimtarët u përpoqën të nxirrnin të riun, në një fshat të largët në jug të Afganistanit.
Gjyshi i djalit tha se ai ra në pus ndërsa ndihmonte të rriturit të hapnin një gropë të re për të arritur ujin në rajonin e shkatërruar nga thatësira të Afganistanit.
Punëtorët përdorën kazma për të thyer shkëmbin të premten në mëngjes dhe më në fund arritën tek djaloshi, raporton Mirror, përcjell Klankosova.tv.
“Në minutat e para pas përfundimit të operacionit të shpëtimit ai po merrte frymë, dhe ekipi mjekësor i dha oksigjen. Kur ekipi mjekësor tentoi ta çonte në helikopter, ai humbi jetën”, tha njëri nga dëshmitarët.
Vdekja e djalit u njoftua zyrtarisht nga Anas Haqqani, këshilltar i lartë në Ministrinë e Brendshme të drejtuar nga talibanët.
“Me pikëllim të madh, i riu Haidar është ndarë nga ne përgjithmonë”, shkroi ai në Twitter.
Vdekja e tij është e dyta në dy javë të fëmijëve të vegjël që bien nga puset pasi pesëvjeçari Rayan Awram vdiq në Marok.
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person