Një djal 16 vjecar fluturoi 3,900 km për të takuar një vajzë që e kishte njoftuar në internet, më pas e vrau dhe e bëri copë-copë kur ajo e refuzoi atë shkruan Metro përcjell arbresh.info
Kirill Volsky vendosi pjesët e trupit të Kristina Khamrayeva në kazanë poshtë kolonave, sipas policisë lokale.
Kristina, gjithashtu 16, është raportuar e zhdukur që dy muaj dhe policia e ka vërtetuar kete pasi Kirill iu nënshtrua një prove nëse po gënjen apo jo. Në gusht, adoleshenti gënjeu të ëmën se do të qëndronte tek një shok i tij që jetonte me gjyshen e tij.
Në fakt, Kirill përdori te gjitha kursimet e tij për të fluturuar nga Khabarovsk për në Moskë për të takuar Kristinën, të cilët u takuan se bashku në rrjete sociale.
Ai i tha Kristinës se do te udhëtonte për në kryeqytet me të ëmën për shkak të një dasme nga të afërmit. Ata janë takuar disa herë, por ai ishte shumë “xheloz” pasi ajo nuk kalonte shumë kohë me të. Nëna e tij, Olga më vonë tha se ai i kishte thënë Kristinës të martoheshin dhe te kishin fëmijë se bashku menjëherë pasi ai te përfundonte ushtrinë.
Por ajo e ka refuzuar dëshirën e tij. Kirill e kishte therur me thikë për vdekje në banesën ku po qëndronte ai në Moskë, sipas policisë lokale. Më pas i kishte kërkuar ndihme disa familjareve te tij për tu kthyer ne shtëpi. E ëma e kishte vërejtur se djali kishte qarë shume nga një telefonat qe kishin realizuar.
Ai kishte mohur të ketë bërë ndonjë gjë gabim me Kristinë, por pas nënshtrimit të një testi, ai e kishte therur me thikë dhe bërë copa copa trupin e saj.
Kirill tani është duke u përballur me gjyq kurse nena e tij ka bere thirrje qe ai te dënohet për atë se çfarë ka bërë./arbresh.info/
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet