Djali masakron me thikën e kuzhinës babain teksa flinte gjumë

11:26 | 3 Gusht 2021
Trina Galanxhi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 31 korrikut në Agioi Anargyroi, Greqi. Djali ka therur me thikën e kuzhinës babain e tij 89-vjeçar, ndërsa ky i fundit ishte duke fjetur. Ai e ka goditur disa herë në gjoks dhe duar duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Protothema.gr ka zbuluar dosjen e çështjes edhe në të thuhet se autori dyshohet se e ka pranuar autorësinë e ngjarjes menjëherë sapo në bane kanë mbërritur forcat e policisë. Sipas raporteve ai vuante prej vitesh nga probleme psikologjike dhe ishte përdorues droge.

“Në orët e mbrëmjes të 31/7/2021, Shërbimi ynë u informua me telefon për vrasjen e një të moshuari me autorin djalin e tij, një akt i ndodhur në Agios Anargyros, në rrugën Deligianni. Kufoma u gjet e shtrirë në krevatin e dhomës së gjumit, me plagë në gjoks dhe pëllëmbë të dorës, nga një mjet prerës, ndërsa pranë trupit u gjet një thikë, e cila mbante gjurmë të njollave të gjakut ngjyrë kafe-të kuqe”, thuhet në dosjen e policisë.

Lidhur me hetimet e bëra nga burrat e ELAS, brenda dhomës së gjumit ata gjetën dhe sekuestruan thikën e kuzhinës me të cilën autori vrau babanë e tij të moshuar. Kishte njolla gjaku në tehun e thikës. Në të njëjtën kohë, policia konfiskoi tre celularë, një armë gjahu dhe një kartë debiti bankare, me të cilat autori dyshohet se kishte përdorur drogë.

Hetimi paraprak zbuloi se autori vuante nga probleme psikologjike për disa vite, ndërsa ishte përdorues kronik i drogës dhe prej vitesh po qëndronte me babanë e tij”, deklaruan burimet e Nën-Drejtorisë së Sigurisë të Atikës Perëndimore.

“Djema, unë e vrava atë“, dyshohet se autori u tha forcave të policisë.

Trupi i viktimës iu nënshtrua një ekspertimi mjeko -ligjor, ndërsa autori i krimit, i cili u dërgua në Prokurori, do t’i nënshtrohet një ekzaminimi toksikologjik./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme