Google ADS

Djali i Trump u takua me avokaten ruse pasi iu premtuan informacione për Clinton

01:29 | 10 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Djali i Presidentit Donald Trump, Donald Trump Jr, pranoi të takohej me një avokate të lidhur me Kremlinin gjatë fushatës së vitit 2016, pas marrjes së premtimit për informacione që do të dëmtonin Hillary Clinton, njoftoi New York Times të dielën, duke cituar tre këshilltarë në Shtëpinë e Bardhë.

Edhe kryetari i fushatës së Trump, Paul Manafort dhe dhëndri i tij, Jared Kushner ishin pjesë e takimit.

Times citoi një deklaratë nga Donald Trump Jr në të cilën ai pranoi takimin me avokaten ruse Natalia Veselnitskaya.

“Pas urimeve të përzemërta, gruaja deklaroi se kishte informacione që individët e lidhur me Rusinë po financonin Komitetin Kombëtar Demokrat dhe mbështetjen e zonjës Clinton,” citon Neë York Times  të ketë thënë Donald Trump Jr. /KP/

Të ngjashme