Djali i madh i presidentit amerikan Donald Trump, dhëndri i tij dhe ish-menaxheri i tij i fushatës duhet të dëshmojnë para komisioneve të Senatit që heton ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016.
Donald Trump Jr, Jared Kushner dhe Paul Manafort dyshohen se kanë lidhje me zyrtarët rusë.
Trump dhe aleatët e tij kanë mohuar cdo bashkëpunim, raporton “BBC”
Ndërkohe, Trump tha se nuk do të kishte emëruar Jeff Sessions si Prokuror të Përgjithshëm nëse do e kishte ditur se ai do të largohej nga hetimi.
Në një intervistë me “New York Times”, Trump e quajti vendimin e prokurorit të përgjithshëm “shumë të padrejtë”.
Ai foli gjithashtu edhe për një bisedë deri më tani të pa zbuluar me presidentin rus Vladimir Putin gjatë samitit të G20ës, duke thënë se ai dhe Putin bënë shumë shaka.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...