Abdur Rahman, djali i liderit taliban afgan, Mullah Haibatullah Akhundzada, është vrarë para dy ditësh, duke kryer sulm vetëvrasës në provincën Helmand, në pjesën jugore të Afganistanit, ka konfirmuar sot një zëdhënës i talibanëve.
Abdur Rahman, 23 vjeçar, i njohur edhe si Hafiz Khalid, u vra duke e drejtuar makinën e mbushur me eksploziv në një bazë të madhe të forcave të sigurisë afgane në qarkun Gereshk, në mëngjes të ditës së entje, i tha agjencisë DPA, zëdhënësi taliban, Zabibullah Mujahid.
Mullah Haibatullah u bë lider i talibanëve afganë, pasi lideri i mëparshëm, Mullah Akhtar Mohammad Mansour, ishte vrarë nga një sulm ajror i Shteteve të Bashkuara në Pakistan, në maj të vitit 2016.
Një zyrtar qeveritar tha se autoritetet afgane po zhvillojnë hetime për këtë incident dhe se nuk mund ta konfirmojnë vrasjen e Abdur Rahmanit.
Ekstremistët talibanë aktualisht e kanë nën kontroll një sipërfaqe prej 80% të provincës Helmand, ku mijëra hektarë janë të mbjellur me drogë, ndërsa shitja e saj ju sjell talibanëve miliona dollarë
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...