Djali i pretendentit presidencial amerikan Joe Biden ka bërë të ditur se do të tërhiqet nga bordi i një kompanie kineze mes sulmeve të ashpra nga presidenti Donald Trump.
Një deklaratë të lëshuar përmes avokatit të Hunterit, thuhet se që ai do të japë dorëheqjen deri më 31 tetor nga bordi i Kompanisë së Menaxhimit të Fondit të Investimeve të Kapitalit BHR (Shanghai).
Siç shkruan BBC, Hunter Biden gjithashtu nuk do të punojë për asnjë kompani në pronësi të huaj nëse babai i tij do të zgjidhej president, ka njoftuar avokati i tij.
Ndryshe, Trump u ka bërë thirrje Kinës dhe Ukrainës që të hetojnë Joe Bidenin për aktivitetet e të birit në të dy vendet, pa ndonjë dëshmi të ndonjë keqbërjeje.
Dhe kjo çështje është bërë thelbësore për një hetim kundër presidentit amerikan.
Siç thuhet tutje, Trump dhe përkrahësit e tij kanë akuzuar Joe Biden për shpërdorim të pushtetit të tij si nënkryetar për të bërë presion ndaj Ukrainës për t’u larguar nga një hetim penal që mund të implikonte djalin e tij i cili atëherë pas punonte për një kompani të energjisë të Ukrainës.
Ai ka akuzuar gjithashtu Hunterin, 49 vjeç, për të përdorur pozicionin e tij të ndikimit për ta bërë Kinën të investojë në një fond ku ishte përfshirë.
“Hetimi për largim” për presidentin Trump nga Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së përqendrohet në pretendimet se presidenti theu ligjin duke kërkuar ndihmë nga një fuqi e huaj – Ukraina – për përfitime elektorale./ts/
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin