Hunter Biden, djali i Presidentit të SHBA Joe Biden, ka reflektuar në luftën e tij publike me varësinë nga droga dhe alkooli, duke thënë se jeta e tij “nuk është një tabloid”.
“Unë nuk i përkas një administrate, unë i përkas një familjeje”, tha ai për BBC, transmeton portali arbresh.info
Ai mori përgjegjësinë për “krijimin e një historie … që çdokush me vetëdije do ta dinte se do të ishte një sensacion për tabloidët”.
Ai gjithashtu adresoi shqyrtimin me të cilin u ballafaquan ai dhe babai i tij gjatë punës së tij me kompaninë ukrainase të energjisë Burisma.
Hunter Biden ishtë drejtor i bordit në Burisma, ndërsa Joe Biden ishte nënkryetar i SHBA-ve dhe njeriu i administratës Obama për marrëdhëniet SHBA-Ukrainë.
Këto marrëdhënie biznesi e bënë atë një shënjestër të shpeshtë të kritikave republikane gjatë fushatës elektorale 2020 dhe ishin në qendër të fajësimit nga ish-Presidenti Donald Trump.
Ndërsa asnjë veprimtari kriminale nga Bidens nuk është provuar, një zyrtar i lartë i departamentit të shtetit të SH.B.A. ngriti shqetësime në lidhje me një konflikt të mundshëm interesi që nga viti 2015.
Hetimi i filluar nga deputetët republikanë vitin e kaluar zbuloi se puna e Biden për firmën ukrainase ishtë “problematike”, por arriti në përfundimin se nuk kishte prova që politika e jashtme e SHBA ishte ndikuar nga ajo.
Biden gjithashtu pranoi që emri i babait të tij kishte “hapur dyert që nuk do të hapeshin për njerëzit e tjerë”. Por ai tha se kjo kishte qenë “edhe privilegj, por edhe barrë”.
Nëna dhe motra e Hunter Biden humbën jetën në një aksident automobiltike në vitin 1972, ndërsa ai dhe vëllai i tij mbijetuan.
Në intervistë për BBC ai foli për lidhjet midis traumës që ka pësuar dhe varësisë së tij nga droga dhe alkooli.
“Tek secili abuzues me drogë ose alkool, ka një gjë që mungon, që ata kërkojnë ta përmbushin dhe në fund asgjë nuk e mbush atë boshllëk,”tha ai.
Pasi vëllai i tij Beau vdiq nga kanceri në 2015, Hunter tha se “errësira tashmë e kishte kapluar tërësisht”.
“Vëllai im sapo kishte vdekur, unë do të ndahesha me gruan time, isha vetë në një apartament dhe në thelb po pija veten për vdekje. Ishte e tmerrshme. Dua të them, hidhërimi bën gjëra qesharake. Dhe kombinojeni atë me varësinë dhe është vërtet një gjë e vështirë për tu kapërcyer “, tha ai.
Ai shtoi se ndërsa lufta e tij me varësinë e bëri atë një shënjestër për historitë tabloide dhe sulmet politike, ishte gjithashtu diçka me të cilën njerëzit në të gjithë vendin mund të kishin lidhje.
“Unë mendoj se ajo që njerëzit shohin në familjen Biden është familja e tyre. Unë mendoj se ata e shohin tragjedinë dhe humbjen, por edhe dashurinë dhe sinqeritetin. Dhe unë mendoj se ata e shohin që ne nuk jemi shumë më ndryshe se çdo familje tjetër,” tha ai.
Gjatë fushatës zgjedhore, Donald Trump ka sjellë në vëmendje historinë e djalit të Joe Biden dhe disa herë ka theksuar për varësinë e tij nga droga, transmeton portali arbresh.info
“Unë i thashë babait, që kjo është historia ime. Është një histori dashurie, një histori shprese. Është një histori që shumë njerëz po e kalojnë. Thjesht bisedo me ta dhe dije se ndershmëria jote dhe ndershmëria ime për atë se ku jemi është ajo që unë mendoj se do të jehojë me popullin amerikan”.
Duke folur për të ardhmen, Hunter Biden tha se varësia nuk do të largohet kurrë, por theksoi se “shumë persona të varur ia kanë dalur të bëjnë gjëra të mrekullueshme”.
I pyetur në lidhje me zgjedhjen e babait të tij si President i SHBA-ve, Hunter tha: “Babai im është më i ri se unë në aftësinë e tij fizike dhe mendore. Unë nuk njoh një tjetër njeri me aq shumë energji”./BBC/Arbresh.info/
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...