Djali i Jamal Khashoggi largohet nga Arabia Saudite

23:49 | 25 Tetor 2018
Trina Galanxhi

Djali i gazetarit të vrarë saudit, Jamal Khashoggi, është larguar nga Arabia Saudite.

Salah Khashoggi dhe familja e tij arritën në Uashington të enjten në një fluturim nga Arabia Saudite, sipas dy burimeve të afërta me familjen, shkruan Reuters, transmeton portali arbresh.info

Ai dhe familja e tij u bashkuan me nënën e tij dhe tre vëllezërit e motrat e tij në kryeqytetin amerikan, thanë burimet, të cilët folën në kushte anonimiteti.

Disa orë pas mbërritjes së tyre, një zëvendës zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit tha se sekretari i shtetit Mike Pompeo u tha udhëheqësve sauditë në Riad në fillim të këtij muaji se “ai donte që Salah Khashoggi të kthehej në Shtetet e Bashkuara”.

Khashoggi, i cili kishte edhe shtetësi amerikane, e kishte të ndaluar të dilte nga Arabia Saudite dhe kjo ndodhi me urdhërin e mbretit.

Salah është djali më i madh i Jamal Khashoggi, i cili u vra në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor.

Të martën, Salah Khashoggi ishte fotografuar duke shtrënguar duart me princin e kurorës së Arabisë, Mohammed bin Salman, gjegjësisht me njeriun që dyshohet se urdhëroi vrasjen e babait të tij.

Sipas mediave saudite, mbreti dhe princi “ngushëlluan” familjen e gazetarit të vrarë.

Rasti është dënuar ashpër nga mbarë bota, ndërsa që të gjitha vendet e botës po kërkojnë që të kryhet një hetim transparent në lidhje me vrasjen që tronditi mbarë opinionin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme