Google ADS

Djali 31-vjeçar i mbretit është princi i ri i kurorës

16:29 | 21 Qershor 2017
Arbresh.info

Mbreti i Arabisë Saudite ka emëruar djalin e tij Mohammed bin Salman si princ të kurorës, duke zëvendësuar nipin e tij, Mohammed bin Nayef si të parin në linjë për fron.

Dekreti i mbretit Salman gjithashtu do të thotë që princi Mohammed bin Salman, 31 vjeçar, do të bëhet zëvendës kryeministër ndërsa vazhdon punën si ministër i mbrojtjes, transmeton portali arbresh.info.

Princi Mohammed bin Nayef, 57 vjeç, është hequr nga roli i tij si kreu i sigurisë vendore, thonë mediat shtetërore.

Ai ka premtuar besnikëri ndaj princit të ri të kurorës, kushëririt të tij më të vogël.

Pse është kjo e rëndësishme?

Arabia Saudite zakonisht është qeverisur nga mbretërit në vitet 70 apo 80 të tyre.

Ngjitja e shpejtë e princit Mohammed bin Salman shihet nga brezi i ri si një shenjë se gjërat po ndryshojnë.

Para ngritjes së fundit në detyrë, ai ishte përgjegjës për udhëheqjen e luftës së Arabisë Saudite në Jemen, duke mbikëqyrur politikën energjetike të mbretërisë dhe reformën ekonomike./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme