Ka shkaktuar një debat të madh mediatik e politik në Itali zgjedhja e rrugës së eutanazizë (vetëvrasje e asistuar nga mjekët) i Dj të suksesshëm Fabiano Antoniani 39 vjeç nga qyteti i Milanos.
Dj italian me ndihmën e një organizate joqeveritare ka zgjedhur të udhëtojë drejt Zvicrës për të praktikuar eutanazinë dhe paraditen e sotme ka ndërruar jetë.
Për shkak të një aksidenti rrugor, në qershor të 2014, Fabiano Antoniani kishte mbetur i verbër e tetrapelgjik.
Për 3 vite rresht e pas shumë tentativash me terapi të pasuksesshme rehabilituese, Dj italian jetonte i paralizuar në shtrat, i ndihmuar për të marrë frymë e për t’u ushqyer me anë të aparateve mjekësore.
3 herë, Fabiano Antoniani, i ndihmuar nga e fejuara e tij i kishte shkruar letër Parlamentit italian e së fundmi dhe vetë Presidentit të Republikës Sergio Mattarella që ta lejonin të vdiste.
Në Itali është e ndaluar praktikimi i eutanazisë e me kërkesën e mjaft shoqatave e organizatave qeveritare 6 dekrete ligjesh janë prezantuar në Parlamentin italian, por ende janë të bllokuar në Komisionet Parlamentare.
Në profilin e tij në rrjetet sociale, Dj Fabiano me anë të së fejuarës së tij shprehej se ” Jam i bllokuar në shtrat, nuk shoh, nuk lëviz, ndjehem si në kafaz. Dua të vdes e t’i jap fund këtij ferri dhimbjesh, dhimbjesh e dhimbjesh.”
Me ndihmën e shoqatës ‘Luca Coscioni’, me seli në Romë, e cila promovon të drejtën e zgjedhjes së jetës për personat me sëmundje të pakurueshme si dhe të drejtën e aplikimit të testamentit biologjik, Dj italian ka udhëtuar dje drejt Zvicrës duke realizuar dëshirën e tij për t’i dhënë fund jetës.
39-vjeçari italian Fabiano Antoniani ka ndërruar jetë paraditen e sotme në Zvicër duke realizuar dëshirën e tij.
Një debat të tillë mediatik ka shkaktuar rreth 10 vite më parë në Itali dhe rasti i gazetarit Piergiorgo Welby i cili vuante nga distrofia muskulare, e që zgjodhi rrugën eutanazisë.
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?