Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, i kthyer në muajt e fundit në heroin e rezistencës në kryeqytetin ukrainas, ka vendosur t’i japë fund martesës së tij me ish-modelen Natali.
Ish-kampioni i botës në boks dhe bashkëshortja e tij, prej kohësh jetonin në vende të ndryshme, por Klitschko insiston se ka marrëdhënie shumë të mira me të, duke shtuar se tashmë ka bërë dhe kërkesën zyrtare për divorc.
Çifti kanë së bashku tre fëmijë, Yegor-Daniel, 22-vjeç, Elizabeth-Victoria 19-vjeç dhe Max 16-vjeç.
Mediat e huaja raportojnë se marrëdhënia e mirë e dyshes konfirmohet dhe me faktin që Klitschko i shkruan çdo mëngjes Natalisë për t’i thënë se është mirë dhe nuk i ka ndodhur asgjë.
Ndërkohë që Natalia, e cila jeton në Gjermani, gjatë muajve të fundit, ka ndihmuar në kujdesin e refugjatëve që kanë ikur nga Ukraina e shkatërruar nga lufta.
Së bashku me vëllain e tij dhe shokun e tij legjendë të boksit Wladimir, Vitali u betua se do të sakrifikonte jetën e tij për të mbrojtur kombin nga pushtuesit rusë.
Kur trupat ruse po përparonin në Kiev në fillim të këtij viti, të dy morën armët për të mbrojtur kryeqytetin ukrainas nga ushtarët e tyre.
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...