Gjatë javëve të fundit, stuhitë e dimrit kanë goditur Evropën Perëndimore, por edhe pjesën jugore të kontinentit.
Në Ballkan, kjo u manifestua si një valë ftohjeje që solli temperaturat e mëngjesit nën -10 gradë Celsius. Ky front, i cili mbart stuhi me të, pritet të mbetet aktiv në fillim të pranverës, njoftojnë meteorologët e AccuWeather.
Stuhitë pritet të udhëtojnë nëpër Francë dhe më pas në Itali deri në Ballkan, veçanërisht gjatë muajit mars. Meterologët e AccuWeather vërejnë se ky është një model i pazakontë për pranverën, sepse stuhitë zakonisht lëvizin në drejtim të veriut të kontinentit në këtë periudhë të vitit.
“Kjo rrugë e stuhisë jugore do të dobësohet deri në fund të pranverës, por do të shkaktojë dëme në jug të kontinentit deri në maj”, tha meteorologu i vjetër i AccuWeather, Tyler Roys, duke shtuar se shumë reshje pritet në rajon deri në muajin maj.
Ndërsa stuhitë i afrohen Detit Mesdhe, ato do të sjellin me vete më shumë lagështi, e cila nga ana tjetër do të çojë në shira të mëdha dhe stuhi në të gjithë Italinë dhe përgjatë bregut perëndimor të Gadishullit Ballkanik.
Kjo mund të rrisë rrezikun e përmbytjes në fillim të pranverës, veçanërisht në zonat që u përmbytën nga shiu në fund të vitit 2020.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?