Ditë pas diagnostifikimit me kancer, McCain flet para senatit

22:53 | 27 Korrik 2017
Arbresh.info

Senatori John McCain është kthyer në Uashington pas më pak se dy javëve nga operimi ku ishte diagnostifiuar me kancer, transmeton arbresh.info.

Senatori 80 vjeçar nga Arizona ka hipur në skenën e senatit me një shenjë mbi ballë pas operimit.

Ai I ka falënderuar të gjithë për lutjet dhe urimet në adresën e tij.

Sipas të pranishmëve ai ishte fluent në të folur dhe më energjik nga sa pritej të ishte.

Bëhet e ditur që kthimi I tij u ka dhënë republikanëve vota të mjaftueshme për të avancuar në largimin e planit shëndetësor Obamacare.

Ai ka treguar që do të jetë në senat sa herë që të ketë kësi votime të rëndësishme.

Veç tjerash, senatori ka kërkuar më shumë bashkëpunim me kolegët./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme