Për herë të parë në histori, çiftet e të njëjtit seks u martuan sot në Zvicër pas një referendumi që zgjeroi të drejtat e personave LGBTQ në vend.
Ndër të parat ishin Aline (46) dhe Laure (45), të cilët kanë qenë së bashku për 21 vjet dhe tani kanë shkëmbyer statusin e tyre të partneritetit të jetës për martesë në Pallatin Eynard të Gjenevës, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
Nuk pati asnjë shkëmbim unazash, përkundrazi çifti vendosi të mbante byzylykët e artë që nga fillimi i partneritetit të tyre të jetës, i cili filloi saktësisht 19 vjet më parë – më 1 korrik 2003.
“Është shumë e rëndësishme për ne që ta kemi këtë dukshmëri, për të treguar se martesa është e hapur për të gjithë, tani dhe për brezat e ardhshëm gjithashtu”, u tha Laure gazetarëve pas ceremonisë.
Planet e qeverisë zvicerane për të lejuar martesat e gjinisë së njejtë u prishën pasi kundërshtarët e martesave të të njejtit seks protestuan, megjithatë, me mbajtjen e një referendum në shtatorin e kaluar ligji kaloi.
Megjithatë, 64.1 për qind e votuesve mbështetën futjen e martesës së të njëjtit seks në shtetin e pasur alpin.
Zvicra ishte një nga vendet e fundit në Europën Perëndimore, ku martesat e të njejti seks nuk ishin legalizuar.
Holanda ishte vendi i parë europian që e ndërmorri këtë hap, që në vitin 2001.
Zvicra e dekriminalizoi homoseksualitetin në vitin 1942. Deri të premten, çiftet e të njëjtit seks mund të aplikonin vetëm për statusin e partneritetit jetësor, i cili nuk ofron të njëjtat të drejta si martesa. Për shembull, bashkëshortët e të njëjtit seks tani mund të aplikojnë për shtetësi përmes një procedure të thjeshtuar dhe mund të aplikojnë edhe për birësimin e fëmijëve./arbresh.info/
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...