Tubime në kërkim të barazisë gjinore po mbahen në Evropë e më gjerë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave.
Motoja e këtij viti është “Frymëzoni Gjithëpërfshirjen”, për të vënë në dukje rëndësinë e diversitetit. Në Korenë e Jugut, kjo do të thotë përfshirjen e më shumë grave në politikë.
“Në rreth një muaj, në Korenë e Jugut do të mbahen zgjedhjet parlamentare. Ndaj, çështja e barazisë gjinore dhe shumë të tjera të lidhura me gratë mund të diskutohen gjatë periudhës elektorale”, tha Oh Kyung Jin, Shoqata e Bashkuar e Grave Koreane.
Në një fjalim të posaçëm, sekretari i përgjithshëm i OKB-së tha se, pavarësisht se barrierat janë shembur ndër vite, gratë hasin edhe shumë pengesa.
“Miliarda gra dhe vajza përballen me margjinalizimin, padrejtësinë dhe diskriminimin, ndërkohë që epidemia e dhunës ndaj grave turpëron njerëzimin. Bota jonë reflekton ende shoqërinë e dominuar ngag meshkujt”, Antonio Guterres, sekretar i përgjithshëm i OKB-së.
Por në Rusi, presidenti Putin dha një mesazh kundër rrymës, duke thënë se detyra kryesore e grave është ajo e amësisë.
“Ju, të dashura gra, mund ta ndryshoni botën me bukurinë, mençurinë dhe buyjarinë tuaj, por mbi të gjitha me dhuntinë që ju ka dhënë natyra, atë të lindjes së fëmijëve”, tha Vladimir Putin, president i Rusisë.
Për të ilustruar pengesat me të cilat përballen gratë, trazira u verifikuan në një marshim në Filipine, kur policia ndërhyri në një protestë kundër dhunës seksuale./euronews
Uji në liqenin e Badocit ende ma mangan të lartë
Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zg...
Hamza në Podujevë: Për llapjanët kemi ofertën më të mirë
FC Besa Peja ankohet në referim pas barazimit ndaj Drenicës
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite përgjimet e ...
Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhuron nesër libra për mbi 30...