Në ditën e tretë të zgjedhjeve europiane votojnë qytetarët në Itali, Letoni, Sllovaki, Republikën Çeke dhe Maltë. Në Itali, qendrat e votimit sot hapen nga ora 15:00 deri në orën 23:00 ndërsa të dielën votohet nga ora 07: 00 e mëngjesit dhe do të mbyllen të fundit në orën 23:00.
Kryeministrja Xhoxha (Giorgia)Meloni shpreson se rezultati i zgjedhjeve do të forcojë kontrollin e saj në politikën italiane.
Ajo madje u ka kërkuar votuesve që të “shkruajnë Giorgia” në fletën e tyre të votimit. Meloni, e cila drejton partinë e ekstremit të djathtë në Itali Frateli d’Italia ka ndërmarrë hapin e rrallë për të vendosur emrin e saj në krye të listës zgjedhore të partisë së saj, edhe pse nuk ka ndërmend të marrë një ulëse në Parlamentin Evropian.
Meloni ka marrë vlerësime të qëndrueshme në sondazhe që kur u bë kryeministre në vitin 2022, e nxitur edhe nga një opozita e majtë e fragmentuar, por edhe nga rënia e aleatit të saj, partisë Lega të Matteo Salvinit.
Ndërkohë në Republikën Çeke qytetarët votojnë në ditën e dytë radhazi. Disa parti nga grupe të ndryshme politike në Parlamentin Evropian kanë formuar një listë të përbashkët kandidatësh për t’iu kundërvënë populistëve nga partia e ish-kryeministrit Andrej Babis.
Ndërkohë në Sllvaki, kryeministri Robert Fico, që po merr veten pas atentatit të muajit të kaluar, u rikthye në skenën politike këtë javë me një sulm ndaj opozitës liberale, medias antiqeveritare dhe Organizatave joqeveritare të financuara nga jashtë, për të cilat ai tha se kishte krijuar një klimë urrejtjeje nga e cila u nxit edhe atentati ndaj tij. Shumica e vendeve të BE-së votojnë të dielën./rtsh.al
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...