Në ditën e parë të votimit në zgjedhjet parlamentare në Hollandë, parregullsitë u raportuan përmes votimit postar.
Ministria e brendshme tha që kishin mbërritur raportet e “gabimeve procedurale kur votohej me postë”, transmeton portali arbresh.info
Sipas shërbimit publik holandez ISO, disa komuna raportuan se votuesit nuk i ndoqën udhëzimet si duhet kur dërguan fletët e votimit.
Komuna e vogël e Bernhese raportoi se 1,688 njerëz votuan me postë dhe se kishte 143 vota të pavlefshme. Komunat e tjera raportuan probleme të ngjashme, njoftoi televizioni NOS.
Për shkak të pandemisë së koronavirusit, zgjedhjet në Holandë do të mbahen për tri ditë dhe qytetarët mbi 70 vjeç lejohen të votojnë me postë dhe me prokurë.
Kriza e koronavirusit gjithashtu është tema kryesore e fushatës, ku partitë e opozitës kritikuan veprimin e qeverisë mbi urgjencat e kujdesit shëndetësore dhe kandidatët shpjeguan se si do të rindërtonin ekonominë pas tejkalimit të pandemisë.
Popullariteti i Kryeministrit Mark Rutte u rrit vitin e kaluar ndërsa ai udhëhoqi vendin gjatë një pandemie, ndërsa qeveria e tij e dorëhequr nuk tregoi sukses me vaksinat pasi Hollanda ishte e fundit në BE që filloi vaksinimin e qytetarëve.
Në Amsterdam, një grua holandeze tha pas votimit se ajo priste që qeveria e re “të merret me çështjet aktuale ndryshe dhe të përqendrohet më shumë në çështjet e klimës”.
Sipas sondazheve të fundit, skena politike në Hollandë do të mbetet pothuajse e pandryshuar: partia më e madhe është partia liberale e djathtë e kryeministrit Mark Rutte, dhe partia e ekstremit të djathtë të Geert Ëilders është ende në vendin e dytë.
Zgjedhjet në Hollandë po mbahen në mes të valës së tretë të epidemisë së koronavirusit. Në një vend me një popullsi prej pak më shumë se 17 milion, më shumë se 16,000 njerëz kanë vdekur si pasojë e koronavirusit./arbresh.info/
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
Më 17 dhjetor pritet vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik