Festa me pjesëmarrës që bërtasin, që vishen çuditshëm dhe që i konsumojnë nevojat personale në rrugë. Kjo është diçka normale fundjavave në të ashtuquajturin “distrikti i festave” në Budapest.
Pavarësisht gjithë kësaj, një banor lokal refuzon ta quajë shtëpinë e tij “distrikti i festave”, duke thënë se kjo zonë fillimisht ishte e pajisur me shkolla, klinika mjekësore dhe njerëzit jetonin normalisht.
Por tani është ndryshe. Sandor Sikzai thotë se djalin e tij të vogël e zë gjumi në klasë, pasi e ka të pamundur të flejë natën për shkak të zhurmës.
“Kur dikush çon fëmijën e tij në kopësht i duhet të kalojë përmes sekrecioneve dhe ndonjëherë prindërit përballen me to edhe kur ndodhen në dyert e kopshtit. Një herë, një turist i dehur u fut në kopështin e fëmijëve dhe u shtri për të fjetur atje”- tha Sándor Szikszai, banor i Budapestit.
Sandor Sikzai shton se pavarësisht të gjithave shumë banorë e kanë të pamundur të zhvendosen pasi jetojnë në apartamente në pronësi të bashkisë, ose janë shumë të moshuar për të lëvizur.
Zyrtarët vendorë kanë në plan të organizojnë më shumë evente kulturore për të tërhequr njerëz më të përgjegjshëm dhe të edukojnë turistët që kur mbërrijnë në aeroport.
“Ne kemi shpërndarë broshura në aeroport dhe jemi përpjekur të lajmërojmë turistët se mund të përballen me masa nëse ndotin hapësirat publike, nëse nuk sillen mirë, apo nëse bërtasin natën. Gjithashtu, ne po përgatisim filma që u tregojnë atyre se cilat sjellje nuk pranohen”- tha Péter Niedermüller, zyrtar vendor, Budapest.
Por ndërsa bashkia është e keqfinancuar, pronarët e restoranteve dhe klubeve të natës kanë krijuar një fond për ta ndihmuar. Ata pastrojnë rrugët pas orarit të mbylljes dhe paguajnë personelin e sigurisë që patrullon me policinë bashkiake.
“I ashtuquajturi ‘distrikti i festave’ është një lagje me 8 rrugë në zonën e 7-të të Budapestit, kur në ditët më të ngarkuara shkojnë deri në 30 mijë persona. Banorët duan paqe dhe qetësi, turistët të argëtohen, ndërsa lokalet sa më shumë klientë të jetë e mundur. Sipas kryebashkiakut, autoritetet mund të bëjnë më shumë. Të gjithë kanë të drejtë dhe askush nuk është tërësisht i lumtur. Një gjë është e sigurt; pavarësisht nismave pozitive, problemet në këtë distrikt nuk zgjidhen dot brenda natës”- Nora Shenouda./ Eronews.
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...