Google ADS

Distancimi social i pamundur në ishujt e Greqisë mbushur me refugjatë

21:58 | 27 Prill 2020
Arbresh.info

Greqia mbetet në një krizë humanitare që pritet të arrijë pikën e zierjes teksa refugjatët e shumtë banojnë të ngjeshur në kampe të tmerrshme në ishujt e detit Egje, duke pritur aplikimet e azilit.

Por gjatë qëndrimit të tyre në ishujt e Moria e Lesvos, shumë nuk arrijnë të kryejnë distancimin social që qeveria e vendit u kërkon qytetarëve. Paniku është i përhapur në ishujt grekë për përhapjen e pandemisë së koronavirusit, edhe pse qeveria ka nisur zbutjen e masave kufizuese në kryeqytetin Athinë.

Ishujt piktoreskë grekë janë kthyer në epiqendra të grumbullimit të refugjatëve që kur Turqia ndërpreu marrveshjen me BE duke lejuar mijëra emigrantë të kalojnë drejt Greqisë nga deti e toka.

Greqia nga ana e saj refuzon aplikimet e reja për azil duke i lënë njerëzit e dërrmuar nga udhëtimi, në një paqartësi edhe më të madhe, dhe duke jetuar në kampe pa ujë të rrjedhshëm apo ambjente sanitare.

Duke folur nga Lesvos, kreu i grupit Programi Ndërkombëtar i Shpëtimit, Nikolaos Panagiotopoulos ekspozonte realitetin e vrazhdë të jetës në kampe.
Ai tha për britaniken Express.co.uk: “Kufizimet e lëvizjes bëjnë që refugjatët që jetojnë në kampe të mos mund të shkojnë në supermarket ose në vende të tjera me shërbime. Kur refugjatët lexojnë udëzhimet e qeverisë për distancimin social, ata e dinë se këto nuk mund të zbatohen në Moria”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme