Presidenti francez, Emmanuel Macron u takua me homologun e tij rus, Vladimir Putin, në Kremlin, për të diskutuar në lidhje me krizën midis Rusisë dhe Ukrainës.
Diçka që më së shumti zgjoi vëmendjen ishte pa dyshim distanca e madhe mes të dy liderëve në takim.
Pas publikimit të imazheve të takimit, fotografia është bërë virale në rrjetet sociale derisa nuk munguan as talljet.
Një përdorues në Twitter shkroi se distanca mes Putinit dhe Macronit është më e madhe se “vetë distanca mes trupave të Ukrainës dhe Rusisë”.
?? ?? Welcome to the first annual #Putin and #Macron ? pic.twitter.com/je5rDc0tOE
— Saida Zahidova (@Saida_Zahidova) February 8, 2022
Një tjetër përmbajtje që ishte gjithashtu qesharake ishte modifikimi i fotografisë në një video, nga ku tregonin të dy liderët “duke u lëkundur me njëri tjetrin poshtë e lartë, në një luhatëse”.
Lidhur me vizitën e Macronit në Moskë kishte pasur reagime edhe nga ish-kryeministri i Suedisë, Carl Bildt, i cili potencoi se kur ai kishte vizituar Moskën një dekadë më parë ishte pritur shumë më mirë se sa është pritur presidenti francez.
There is more space between Macron and Putin than between the Russian troops and the Ukrainian borders. pic.twitter.com/nBaqrg89dE
— Sébastien Gobert (@SebaGobert) February 7, 2022
Putin and Macron are meeting in the most absurd setting ? pic.twitter.com/p6R80vWygd
— Wu-Tang Is For The Children (@WUTangKids) February 7, 2022
Bildt potencoi në Twitter se gjatë vizitës së tij ai ishte pritur me muzikë, ushtarë e limuzinë.
Kurti: Me Maqedoninë e Veriut nuk kemi mosmarrëveshje
Nënshkruhen marrëveshjet bilaterale mes Kosovës dhe Maqedoni...
Kelmendi, Bajramit: Platforma digjitalizimit nuk gjindet, ku...
Mungesa e fëmijëve, Drenusha shpërthen në lot
Mashtrimet me kriptovaluta/ Detaje të reja nga operacioni me...
Pedri: Agjentët e mi po merren me kontratën e re me Barcelon...