Walt Disney ka njoftuar se do të heqë nga puna të paktën 28 mijë punonjës, shumica prej tyre në parqet e aventurave në SHBA.
Disney ka cituar kufizimet e kapacitetit të vizitorëve dhe pasiguritë sa i përket kohëzgjatjes së pandemisë si arsye për shkurtimin e vendeve të punës, transmeton portali arbresh.info.
Parqet e aventurave të kompanisë janë goditur rëndë nga pandemia.
Disney mbylli të gjitha parqet e saj në fillim të këtij viti ndërsa virusi u përhap, por vetëm Disneyland në Kaliforni mbetet i mbyllur.
“Ne kemi marrë vendimin shumë të vështirë për të filluar procesin e zvogëlimit të fuqisë sonë punëtore në segmentin tonë të Parqeve, Përvojave dhe Produkteve në të gjitha nivelet”, tha në një deklaratë Josh D’Amaro, kryetari i njësisë së parqeve.
Pushimet nga puna zbatohen për “punonjësit e brendshëm”, nga të cilët rreth 67% janë me kohë të pjesshme.
Disney gjithashtu ka parqe në Shangai, Hong Kong, Tokio dhe Paris, të cilat nuk preken nga njoftimi.
Hong Kong Disney u rihap javën e kaluar pasi u mbyll për herë të dytë në korrik për shkak të një rritjeje të rasteve të Covid-19.
Me përjashtim të Disneyland në Kaliforni, të gjitha parqet e ndërmarrjes tani janë rihapur, megjithëse numri i vizitorëve është i kufizuar për të lejuar distancën shoqërore./arbresh.info/
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati ka një njoftim të rëndësishëm për familjet që kanë ap...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,